AlbKultur - Turizem Kulturor dhe Ekologjik

ShqipEnglish
AlbKultur
Shpella e Pirateve PDF Printoni E-mail
Shpella e Piratëve, gjendet në falezën detare në kodrinën ku ndodhet manastiri i Shën Todhrit. Përfaqëson një shpellë karstike të formuar në shkëmbinjtë gëlqerorë. Emrin e ka marrë, sepse në të strehoheshin piratët e detit me anijet e tyre të lehta. Baza e hyrjes së saj është në pasqyrën ujore, madje edhe në metrat e para të saj ka ujë dhe blloqe shkëmborë të rrëzuar. Një bllok shkëmbor në formën e një kollone e ndan hyrjen në dy pjesë. Kur deti është i qetë, ajo vizitohet me lehtësi, ndërsa kur ka dallgë të forta hyrja e saj pothuaj bllokohet plotësisht. Nuk është eksploruar e dokumentuar, por ka banorë që janë futur brënda saj. Ka gjatësi mbi 30 m e pjerrësi graduale. Nuk ka forma kalciti në tavanin e saj, por ka dy oxhaqe. Në njërin prej tyre, me pak vështirësi ngjitesh dhe del në sipërfaqe, në shpatin e kodrës. Prej këtej banorët kanë hedhur gurë brenda shpellës për kuriozitetin e thellësisë së saj. Njeri oxhak nuk dihet se ku të çon, ndoshta në ndonjë shpellë tjetër të katit të dytë. Gjerësia e kësaj shpelle është mbi 8 m, ndërsa lartësia arrin në mbi 10 – 12 m. Vizitohet duke shkuar me varkë nga plazi i Dhërmiut ose ai i Jalit. Por mund të shkohet deri tek Manastiri i Shën Todhrit dhe pastaj të depërtosh nga oxhaku në brendësi të Shpellës. Ka vlera gjeomorfologjike, historike e turistiko – didaktike.

Recommend this article...

 

Kembimi Valutor

Monedha ALL

Euro: 122.00
USD:  87.00

Newsletter

E-mail



Foto Galeri

Foto Galeri

Identifikohu

Keni humbur fjalekalimin? Nuk jeni te rregjistruar? Rregjistrohuni
Ju jeni Ketu  :Kreu arrow Natyra arrow Peizhazhet Karstike arrow Shpella e Pirateve

Statistics

Anetare: 75
Artikuj: 158
WebLinks: 5